HomeAktualeBQK organizoi aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut

BQK organizoi aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut

spot_img

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut nga personeli i saj, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ).

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të angazhimit të BQK-së për promovimin e vlerave humane, solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.

Personeli i BQK-së iu përgjigj kësaj nisme humanitare, duke shprehur gatishmëri për të kontribuar në një kauzë me rëndësi të drejtpërdrejtë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me rastin e nisjes së aktivitetit, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, vlerësoi angazhimin vullnetar dhe solidaritetin e personelit të institucionit.

Ai theksoi se, përveç profesionalizmit dhe përgjegjësisë në përmbushjen e mandatit institucional, solidariteti, integriteti dhe përgjegjësia ndaj komunitetit janë vlera që BQK synon t’i kultivojë brenda institucionit.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është një akt i veçantë humanizmi, që e shndërron solidaritetin në kontribut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, u shpreh Ismaili.

Sipas BQK-së, kjo nismë reflekton dimensionin social të parimeve ESG të përfshira në Planin Strategjik të institucionit, duke promovuar solidaritetin, përgjegjësinë sociale dhe angazhimin vullnetar në dobi të komunitetit dhe shoqërisë.

BQK ka vlerësuar bashkëpunimin me QKKTGJ-në dhe ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për organizimin dhe realizimin e aktivitetit, si dhe për përkushtimin dhe shërbimin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Në fund, BQK ka falënderuar personelin e saj për angazhimin profesional dhe kontributin vullnetar në këtë nismë.

 

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...