HomeAktualeBQK-ja dorëzon në Kuvend raportin vjetor 2025

BQK-ja dorëzon në Kuvend raportin vjetor 2025

spot_img

U.D. presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti të martën në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2025.

Dorëzimi i Raportit u bë në përputhje me dispozitat e neneve 28 dhe 59 të Ligjit 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes të cilave përcaktohet detyrimi i BQK-së për të raportuar para Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues i vendit.

Me këtë rast, guvernatori Ismaili njoftoi u.d. presidenten Haxhiu për përmbajtjen kryesore të Raportit Vjetor 2025, i cili pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale.

Ai theksoi se ekonomia dhe sistemi financiar i vendit ruajtën stabilitetin gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar mbeti i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë.

U.d. presidentja Haxhiu vlerësoi punën e Bankës Qendrore gjatë vitit 2025, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, përkundër sfidave që buruan nga zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim, Haxhiu çmoi pavarësinë dhe integritetin institucional të Bankës Qendrore, duke ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe llogaridhënëse.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...