HomeEkonomiBQK-ja dhe ATK-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

BQK-ja dhe ATK-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

spot_img

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me qëllim forcimin e koordinimit institucional, avancimin e shkëmbimit të informacionit dhe mbështetjen e mekanizmave që kontribuojnë në stabilitetin, sovranitetin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe ekonomik në Republikën e Kosovës.

Marrëveshja përcakton kornizën kryesore të bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe ATK-së në fushat me interes të përbashkët, në përputhje me mandatet ligjore dhe legjislacionin në fuqi.

Ajo krijon një bazë më të strukturuar për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve relevante, koordinimin e aktiviteteve institucionale dhe mbështetjen e analizave që lidhen me stabilitetin financiar, zhvillimet makroekonomike, luftimin e ekonomisë joformale dhe adresimin e veprimtarive që mund të cenojnë integritetin financiar apo ekonomik të vendit.

Për BQK-në, marrëveshja forcon qasjen në informacione relevante për mbikëqyrjen financiare, analizën institucionale dhe vlerësimin e zhvillimeve që lidhen me stabilitetin dhe integritetin financiar. Për ATK-në, ajo mbështet administrimin tatimor, analizën e rrezikut dhe identifikimin më efikas të veprimtarive joformale apo shmangieve fiskale. Për të dy institucionet, marrëveshja rrit cilësinë e bashkëpunimit, shmang fragmentimin institucional dhe mundëson reagim më të koordinuar ndaj çështjeve me interes të përbashkët.
Aspektet teknike, mënyrat e zbatimit, format e shkëmbimit të të dhënave, përgjegjësitë operative dhe çështjet tjera të nevojshme për zbatimin praktik të marrëveshjes do të përcaktohen përmes procedurave standarde operative, në përputhje me kërkesat ligjore.
Duke marrë parasysh zhvillimet në sektorin financiar, digjitalizimin e shërbimeve financiare, avancimin e infrastrukturës së pagesave dhe proceset e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në tregjet financiare evropiane, kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe rritjes së kapaciteteve për adresimin e sfidave të përbashkëta.

BQK-ja dhe ATK-ja mbeten të përkushtuara që, përmes kësaj marrëveshjeje, të kontribuojnë në forcimin e integritetit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Spanja në gjysmëfinale të Botërorit

Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës. Ishte...

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari...

IQMT vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve – mbyllen edhe dy biznese të tjera

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës...

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...