HomeAktualeBQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum strategjik për forcimin e bashkëpunimit

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum strategjik për forcimin e bashkëpunimit

spot_img

Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Khaled Mohamed Balama, guvernator i Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), që synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës në fushat me interes të përbashkët. Nënshkrimi u zhvillua në selinë e CBUAE-së në Abu Dhabi.

Në kuadër të këtij memorandumi mirëkuptimi, të dyja palët do të avancojnë koordinimin në fushat mbikëqyrëse dhe rregullative, si dhe do të shkëmbejnë ekspertizë lidhur me zhvillimin e teknologjisë financiare, politikën monetare, masat makroprudenciale dhe stabilitetin financiar.

Memorandumi i mirëkuptimit përfshin gjithashtu një numër fushash prioritare, duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirjen dhe edukimin financiar, bankimin me parime islame, mbikëqyrjen bankare, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e sistemeve të pagesave, zbatimin e standardeve ndërkombëtare prudenciale, si dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT), në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të të dyja palëve.

Duke komentuar nënshkrimin e këtij memorandumi, Khaled Mohamed Balama, guvernator i CBUAE-së tha se ky bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës vjen në një kohë të transformimeve të shpejta në sektorin financiar global, të cilat kërkojnë kanale më të fuqishme institucionale të bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse.

“Përmes këtij memorandumi mirëkuptimi, synojmë të shkëmbejmë njohuri dhe praktika më të mira që rrisin gatishmërinë dhe aftësinë e sektorit financiar për të ecur në hap me ndryshimet, në mbështetje të vizionit të lidershipit tonë dhe interesave të ndërsjella të të dy vendeve”, tha ai.

Guvernator i BQK-së, Ahmet Ismaili, tha se ky memorandum i parë i mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përbën një moment historik për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. “Ai pasqyron përkushtimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione partnere me reputacion të lartë, forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe mbështetjen e modernizimit të vazhdueshëm të sektorit financiar të Kosovës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”, u shpreh Ahmeti.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...