
BPV-ja në tremujorin e tretë shënon rritje reale për 3,08%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin i tretë (TM3) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 8,13%; Ndërtimtaria 7,19%; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 4,76%; Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 3,42%; Industria përpunuese 3,16%; Informacioni dhe komunikimi 2,95%; Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 2,66%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 2,28%; Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale 1,85%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 1,32% dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme 0,54%.
Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje janë: Formimi i bruto kapitalit 13.1%; Importi i mallrave dhe shërbimeve 7,39%; Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 4,16% dhe Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 2,48%.
Ndërsa rënie kishin: Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë -1.7%.
