
Botohet “Manaxhimi dhe marketingu bankar (rasti i Kosovës)” i autorit dr. Bajram Hasani
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, afaristi Bajram Hasani, ka nxjerr në botim librin më të ri “Manaxhimi dhe marketingu bankar (Rasti i Kosovës)”.
“Një tjetër gurthemeli në karrierën time akademike, profesionale dhe institucionale! Me kënaqësi ju prezantoj librin tim më të ri: ‘Manaxhimi dhe Marketingu Bankar (Rasti i Kosovës)’”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky libër është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe përmbledh përvojën e tij të thelluar si me përvojë të madhe në sektorin bankar, sipërmarrës dhe menaxhues biznesi privat, mësimdhënës në arsimin e lartë, studiues dhe autor i literaturës universitare, si dhe drejtues institucional, në kohën kur ka udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.
Libri është botuar në Tiranë nga shtëpia botuese “Shpresa Print” dhe tashmë është i qasshëm për të gjithë të interesuarit.