Borrell takohet me Gjuriqin: Zbatimi i përkushtimeve nga dialogu, kyçe për integrimin e Serbisë në BE

Borrell takohet me Gjuriqin: Zbatimi i përkushtimeve nga dialogu, kyçe për integrimin e Serbisë në BE

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Borrell, takimin me Gjuriqin e cilësoi si të mirë e konstruktiv, teksa theksoi se zbatimi i përkushtimeve që rrjedhin nga dialogu, janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE.

“Përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i përkushtimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE”.

“E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, shkroi Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Ditë më parë, ishte ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, i cili pati thënë se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.