Borrell: Lëvizja pa viza në zonën Schengen sjell përfitime për Kosovën dhe BE-në

Borrell: Lëvizja pa viza në zonën Schengen sjell përfitime për Kosovën dhe BE-në

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai tha se kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai.

Më 1 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.