
Borë në pranverë
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron në ditët e para të stinës së pranverës.
Në një përpjekje për të përshëndetur stinën e re, pranvera na surprizon me të ftohtë.
Sipas disa videove dhe fotografive që kanë dërguar qytetarët, shihet që bora ka mbuluar disa vende të Kosovës.
Ndërsa, reshjes e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.
Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.