Bora e madhe shtyn ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës
Është shtyrë ndeshja basketbollistike ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Kjo për shkak të borës së madhe që ka rënë në shtetin zviceran, rrjedhimisht problemeve që kombëtarja helvetike të jetë në kohë për këtë sfidë.
Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje.
Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30.