Bora bie në Prizren, Trepça shkon në gjysmëfinale të Superkupës

Bora bie në Prizren, Trepça shkon në gjysmëfinale të Superkupës

Trepça e ka fituar ndeshjen çerekfinale në Superkupën e Kosovës ndaj kampiones së Ligës së Parë, Borës me rezultat 85-76, duke kaluar në gjysmëfinale.

Bora ishte më e mirë në dy çerekët e parë të ndeshjes, ku të parin e fitoi me rezultat 22-23, ndërsa çerekun e dytë e fitoi me dy pikë diferencë, 19-21.

“Minatorët” arritën që në pjesën e dytë të shkrijnë epërsinë, ku çerekun e tretë e fituan me rezultat 20-18, kurse diferenca u bë në të katërtin, ku Trepça e fitoi me 10 pikë epërsi, 24-14.

Më i miri te Trepça ishte Hunter me 24 pikë, 12 topa të vjedhur e dy asistime, teksa te Bora, më i miri në parket ishte Mosley me 244 pikë dhe gjashtë topa të vjedhur.

Nesër në “Sezai Surroi” në Prizren do të luhen ndeshjet mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, kurse Golden Eagle Ylli do të ndeshet ndaj Bashkimit.