Bonucci firmos për 6 muaj me Fenerbahcen

Bonucci firmos për 6 muaj me Fenerbahcen

Leonardo Bonucci zgjodhi të ardhmen e tij. Mbrojtësi 36-vjeçar që i dha lamtumirën Unionit të Berlinit pas vetëm gjashtë muajve, tashmë do ta mbyllë sezonin në Turqi.

Ish-lojtari i Juventusit zbarkoi në Stamboll, ku mbylli menjëherë marrëveshjen me Fenerbahçen. Aty do të luajë deri në muajin qershor, me synimin që të aktivizohet sa më tepër në fushë dhe të fitojë një thirrje nga përfaqësuesja italiane në Euro 2024.

Një nga personat që e bindën t’i bashkohej Fenerbahçes është ish-sulmuesi i Romës dhe Interit, Edin Dzeko.