Bomba me tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë

Bomba me tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë

Një incident ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë, i pranishëm në vendngjarje, raportoi se tymi nga mjetet piroteknike, mund të nuhatej edhe në korridoret e kuvendit.