Boksierja Donjeta Sadiku i dhuroi kryeministrit një palë dorëza të boksit me nënshkrimin e saj

Boksierja Donjeta Sadiku i dhuroi kryeministrit një palë dorëza të boksit me nënshkrimin e saj

Mbrëmë në objektin e hotelit Grand është bërë përurimi i hapësirave të reja për stërvitje profesionale të sportit të boksit për boksieren Donjeta Sadiku, ka njoftuar MKRS-ja.

Për të parë këtë mjedis të ri për ushtrime e gjithashtu për ti uruar suksese në Lojërat Olimpike Paris 2024, Donjetën e vizitoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Daulina Osmani.

Kjo hapësirë tashmë është e gatshme për shfrytëzim falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.

Në kuadër të kësaj ngjarje, boksierja Donjeta Sadiku i dhuroi kryeministrit një dorëz të boksit e cila u nënshkrua nga vetë ajo.

Përveç xhudistëve, Donjeta Sadiku është e vetmja sportiste e vendit që është kualifikuar me normë olimpike për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.