Boksierët kosovarë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024
Federata e Boksit e Kosovës njofton se boksierët tanë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku do të udhëtojnë nesër në Busto Arsizio të Italisë.
Ata do të jenë të shoqëruar nga u.d. selektori Musli Zymberi, përgjegjsi Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm.
Me anë të një njoftimi për media bëhet e ditur se ekipit do t’i bashkohet boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë.
“Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu kualifikues do të mbahet nga data 02-11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë. I urojmë fat dhe suksese ekipit tonë. #roadtoparis2024”, thuhet në njoftim.