HomeKulturëBogujevci priti sot në takim ekspertët nga Ukrainian Heritage Monitoring Lab

Bogujevci priti sot në takim ekspertët nga Ukrainian Heritage Monitoring Lab

spot_img
Ministrja Saranda Bogujevci priti sot në takim ekspertët Nataliia Dziubenko dhe Vitaly Hrabar nga Ukrainian Heritage Monitoring Lab, të shoqëruar nga përfaqësuesit e CHwB Kosova, drejtori Sali Shoshi, menaxherja e programeve Adea Mekuli dhe udhëheqësja e projektit Erinë Mululli.
Së bashku diskutuan për trajnimin që po zhvillohet në Muzeun e Mitrovicës, i cili synon të forcojë kapacitetet e stafit të muzeve në Kosovë në dokumentimin dhe digjitalizimin e koleksioneve muzeore përmes përdorimit të teknologjive 2D dhe 3D.
Ministrja vlerësoi këtë bashkëpunim si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në avancimin e praktikave për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Programi zbatohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Ukrainian Heritage Monitoring Lab, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Cultural Emergency Response nga Holanda.

Lajmet e Fundit

Dybala te Boca Juniors?

Në Argjentinë nuk kanë dyshime: Paulo Dybala do të veshë fanellën e Boca Juniors...

Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë, ku, sipas saj,...

​KQZ-ja propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është deklaruar pas takimit me ushtruesen...

KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...