Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende pune

Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende pune

Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda biznesit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Kelly Ortberg, ka thënë përmes një emaili drejtuar stafit se, pozitat e “shefave, menaxherëve dhe punëtorëve”, janë në rrezik.

Aty punonjësit janë paralajmëruar për humbjet në fushën e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, dhe që është shtyrë data e dorëzimit të aeroplanëve të llojit 777X.

Këto lajme vijnë teksa biznesi përballet me grevë të punëtorëve, si dhe shqetësime në rritje për kualitetin e aeroplanëve, raporton Rel.