Bochumi shokon Bayerni

Bochumi shokon Bayerni

Bayerni vijon momentin e vështirë, duke pësuar një humbje befasuese 3-2 nga Bochumi në ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të.

Skuadra e Thuchel realizoi e para dhe e fundit me Musialën, por vendasit do të reagonin shumë mirë. Bochumi barazon shifrat me Asanon në minutën e 32-të, ndërsa në të 38-tën përmbys rezultatin Schlotterbeck.

Në minutën e 78-të, Upmecano shkakton penallti dhe merr kartonin e dytë të verdhë, me Stoger që nuk gabon nga pika e bardhë.

“Aspirinat” kryesojnë me tetë pikë më shumë se Bayerni, ndërsa Bochumi katapultohet në vendin e 11-të me 25 pikë.