
”Blue Ghost” prek me sukses Hënën
Një kompani hapësinore amerikane ka zbritur një mjet hënor në Hënë, duke u bërë kompania e dytë private që e bën këtë.
Një transmetim i drejtpërdrejtë tregoi anijen kozmike “Blue Ghost”, e ndërtuar nga kompania “Firefly Aerospace” duke prekur sot Hënën.
Ai u nis nga Kepi Canaveral në Florida në janar me një raketë ”Falcon 9” nga ”SpaceX”, e cila është në pronësi të miliarderit të teknologjisë Elon Musk.
Mjeti u ul në Mare Crisium, një fushë me diametër prej rreth 500 kilometrash. ”Blue Ghost”, rreth dy metra e lartë dhe tre e gjerë, do të kalojë dy javë duke kryer eksperimente me instrumente shkencore në Hënë.
Ai do të shpojë sipërfaqen e Hënës për të marrë mostra dhe gjithashtu do të bëjë fotografi të Diellit që perëndon. Më pas, misioni do të sigurojë të dhëna se si shkëmbinjtë e Hënës reagojnë ndaj ngrohtësisë së Diellit në muzg