Bllokada institucionale vazhdon, Haxhiu nuk kalon

Bllokada institucionale vazhdon, Haxhiu nuk kalon

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten, në ora 10:00.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, sërish nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë.