Blinkeni viziton Tiranën më 16 shkurt
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar lajmin e Top Channel. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.
Sipas njoftimit të DASH, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të konfirmojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”-njofton DASH.