Blinken të enjten në Tiranë, kjo është agjenda
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë për vizitë në Tiranë, ku pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Edi Ramën dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.
Vizita e Blinkenit në Tiranë do të jetë disa orëshe, ku më pas i njëjti do të niset për në Munich të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Takimi dhe konferenca për media mes Ramës e Blinkenit, sipas Zyrës së Kryeministrit, është paraparë të jetë në mes orës 17:00 dhe 19:00.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinken do të lëviz për të zhvilluar takimet.
Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare.