Blinken: Marrëveshja e Gazës duhet të përfundojë në ditët në vijim

Blinken: Marrëveshja e Gazës duhet të përfundojë në ditët në vijim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili ka mbërritur në Katar nga Egjipti, ka thënë se Uashingtoni dëshiron një marrëveshje brenda disa ditësh.

Ai dëgjoi drejtpërdrejt nga Netanyahu se Izraeli ka pranuar propozimin e ShBA-së dhe siç është shprehur ai, shpreson që Hamasi të bëjë të njëjtën gjë.

Sapo Hamasi të pranojë propozimin, të gjitha palët do të duhet të arrijnë një marrëveshje për zbatimin.