
Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti e uroi Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
