Blair pritet nga Konjufca
Pas takimit me të parën e vendit, Vjosa Osmanin, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Blair erdhi në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe për pak çaste do t’i drejtohet kuvendit.