Biznesmeni Ramush Ahmetaj merr besimin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në garën për deputet

Biznesmeni Ramush Ahmetaj merr besimin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në garën për deputet

Biznesmeni Ramush Ahmetaj ka marrë përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

“I nderuar me besimin që më dha sot Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Privilegj të jesh në një ekip me profesionistë të shkëlqyer, të bashkuar në vizionin për Kosovën Fituese”.

“Me përvojën dhe përkushtimin tim, do të kontribuoj në realizimin e platformës sonë për anëtarësim direkt në NATO, zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetarin Haradinaj dhe gjithë strukturat e AAK-së për besimin.

“Fitorja është e jona, e 9 shkurti do të jetë festë për Atdheun”, ka shkruar Ahmetaj.