Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë

Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë

Në ditën e themelimit të Brigadës 137, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe komandantin e brigadës Agron Kryeziu nderuan dhe kujtuan dëshmorët e kësaj brigade që është krenari e UÇK-së.

“Po ashtu, një ditë më pas, data 29, përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderojmë me respekt të madh”.

“Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim”.

“Përgjithmonë krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. I përjetshëm kujtimi për ta! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.