Bie pjesërisht Ligji i Pagave, Tahiri: Ku je nis o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!

Bie pjesërisht Ligji i Pagave, Tahiri: Ku je nis o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave për sektorin publik.

Kushtetuesja e rrëzoi pjesërisht këtë ligj bazuar në ankesën e Avokatit të Popullit.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit. Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. Ku je nis o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.