
Bie lisi në Dardani, katër vetura të dëmtuara
Një lis ka rënë sonte në një hapësirë të kryeqytetit, si shkak i motit të ligë.
Për pasojë sipas transmetuesit publik të Kosovës, të dëmtuara kanë mbetur katër vetura të parkuara përkatësisht në rrugën ”Ilaz Kodra” në lagjen Dardania, njofton klankosova.tv.
Si rezultat i dëmeve, edhe hyrja në parkingun e lagjes, është bllokuar.
Mbi rastin janë në dijeni edhe autoritetet policore të vendit.