Biden njofton 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë.
Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të mandatit të tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Pakoja përfshin armatim shtesë të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, automjete të blinduara dhe municione vendimtare për t’i përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.