Biden aprovon furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë

Biden aprovon furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan për Reuters.

Ky shihet si një hap që mund t’i ndihmojë Ukrainës ta ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, posaçërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari, shkruan Rel.