Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Pas përfundimit të trajnimit 10-javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional, janë betuar 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Kjo ceremoni është duke u zhvilluar në Klan Arena në Prishtinë, raporton Klan Kosova.

Drejtoresha e Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda, i ka falënderuar vullnetaret e rinj që kanë vendosur t’i bashkohen këtij rrugëtimi.

Ndërsa ambasadori Hovenier në fjalën e tij i ka përgëzuar vullnetarët e rinj duke thënë se kontributi i tyre për paqe dhe miqësi do të çmohet dhe do të ketë ndikim pozitiv.