HomeAktualeBetohen 12 kadetë të FSK-së

Betohen 12 kadetë të FSK-së

spot_img

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia solemne e diplomimit dhe betimit të 12 kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët përfunduan me sukses studimet katërvjeçare në programin ushtarak në Qendrën për Studime Universitare pranë Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, si dhe përgatitjen akademike në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, KOMFSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëheqës të lartë të FSK-së, oficerë, nënoficerë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, si dhe familjarë e mysafirë të shumtë.

Ceremonia filloi me raportimin para ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa kulmoi me betimin solemn të kadetëve të gjeneratës 2026. Pas dhënies së betimit, ata u graduan me gradën nëntoger, duke u bërë udhëheqësit më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gatshëm për t’i shërbyer Republikës së Kosovës me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

Diplomimi dhe betimi përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së dhe një dëshmi të përkushtimit për ndërtimin e një force moderne, të aftë dhe në përputhje me standardet më të larta ushtarake.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...