HomeAktualeBesnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative...

Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

spot_img

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar planin legjislativ të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe pa vizion të qartë zhvillimor.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria po synon të trajtojë rreth 24 ligje brenda një tremujori, me një ritëm prej dy ligjesh në javë, pa bërë vlerësime të mirëfillta të ndikimit të tyre.

Sipas tij, një proces serioz legjislativ kërkon konceptim, hartim të projektligjeve, konsultime, koordinim ndërsektorial, shqyrtim të komenteve dhe amendamentim, proces që, varësisht nga kompleksiteti, mund të zgjasë mesatarisht rreth 12 javë.

Tahiri ka vlerësuar se realizimi i kësaj agjende do të kërkonte zhvillimin e dhjetëra proceseve legjislative paralelisht, duke vënë në ngarkesë ministritë dhe mekanizmat e koordinimit.

Ai ka kritikuar Qeverinë se, pas dy vitesh me ngërçe institucionale, po rrezikon ta zëvendësojë ngecjen me një rrëmujë legjislative.

“Por as numri i ligjeve nuk e zëvendëson mungesën e vizionit, as nxitimi nuk prodhon zhvillim”, ka shkruar Tahiri.

Në përfundim, nënkryetari i Aleancës e ka cilësuar planin legjislativ të Qeverisë si “qesharak”, duke e përmbledhur kritikën e tij me vlerësimin se bëhet fjalë për një qeveri pa ide dhe pa vizion.

Lajmet e Fundit

Konjufca në Forumin 2000 në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori...

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin...

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit

Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians...

Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...