Besnik Tahiri: Prizreni me përkrahje madhështore për AAK-në

Besnik Tahiri: Prizreni me përkrahje madhështore për AAK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e kësaj partie në Prizren, ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se Prizreni përcolli mesazhin me përkrahje madhështore për AAK-në.

“Energji fituese nga një ekip i ri me plot entuziazëm që kishte mbështetjën e plotë të themeluesëve të Aleancës”.

“Përpara e të bashkuar drejt qëllimeve të mëdha!”, ka shkruar Tahiri.