
Besnik Tahiri: Kjo është Qeveria më e dobët në histori të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë të hënën se kjo parti nga 22 marsi i këtij viti ka pasur një kërkesë për t’u ballafaquar me mocionin e tyre për shkarkimin e qeverisë.
“Ne kërkojmë që kryeministri të vijë në Kuvend, të ballafaqohet dhe të shohim rezultatet që kjo qeveri i ka. Ne besojmë që kjo është Qeveria më e dobët në histori të Kosovës”, ka theksuar Tahiri.