Besnik Tahiri e pret në familje për festën e Bajramit ambasadorin britanik, Jonathan Hargreav
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se ishte nder i madh që për drekën e Bajramit ta mirëpres në familje, mikun e Kosovës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreav.
“Mikëpritja në shtëpitë tona është një nga vlerat dhe traditat tona autentike, si shprehje e respektit dhe mirënjohjes që kemi për miqtë tanë. Njëherësh kjo është edhe shprehje e origjinalitetit të familjes, popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës. Sot, ne u ndiem të nderuar, faleminderit Ambasador!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.