
Besim Kelmendi lirohet nga detyra, Agron Qalaj ushtrues detyre i kryeprokurorit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit. Kërkesa e tij u miratua me gjashtë vota të anëtarëve në mbledhje të jashtëzakonshme të hënën.
Agim Qalaj u propozua dhe u caktua në pozitën e u.d kryeprokurorit të shtetit. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
Besim Kelmendi i ka kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës ta lirojë nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, një javë pasi gjykata e lartë e anuloi shkarkimin e tij që kishte nxitur polemika e kritika.
Në një shkresë të dorëzuar në Këshillin Prokurorial, Kelmendi tha se kërkesa për t’u liruar nga detyra është “pasqyrim i vullnetit tim për ta mbështetur reformën në Sistemin Prokurorial dhe për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së krijuar në Këshill”, raportoi Betimi për Drejtësi të hënën.
