Besiktas kërkon Mirlind Dakun

Besiktas kërkon Mirlind Dakun

Mirlind Daku pritet të jetë në qendër të merkatos gjatë verës, pasi mori ftesën nga Sylvinho për në “Euro2024”. Drejtuesit e ekipit të tij, Rubin Kazan, e prisnin me padurim një ftesë të tillë, të vetëdijshëm se kjo mund të ndikojë ndjeshëm në vlerën e tij të kartonit.

Për këtë janë të sigurt edhe ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit kuqezi, për këtë arsye, sipas mediave në Turqi në derën e Rubin Kazan ka ardhur oferta e parë.

Beshiktas është klubi që kërkon shërbimet e Dakut, me drejtuesit e klubit që me sa duket synojnë të formojnë një tredhëmbësh me Daku që do të mbështetej nga Ernest Muçi dhe Milot Rashica.