
Besfort Zeneli ftohet te Suedia
Kombëtarja e Suedisë e ka ftuar Besfort Zenelin, për ndeshjet e muajit mars, ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut.
Ai është vëllai i futbollistit të Kosovës Arbër Zeneli.
Edhe Besforti ka pasur ftesë për ta veshur fanellën e “Dardanëve”, por kishte deklaruar se po e pret ftesën e suedezëve.
22-vjeçari po kalon në formë të mirë te Elfsborg ku është bashkëlojtar me vëllain e tij, raporton Klan Kosova.