Besa Kokëdhima sjell versionin e ri të këngës për Eurovision (Video)
Shqipëria ishte vendi i tretë që zgjodhi pjesëmarrjen e tij në Eurovision 2024.
Besa Kokëdhima, dhjetorin e vitit të kaluar me votat e publikut në Festivalin e Këngës, fitoi biletën për në Malmö me këngën e saj të titulluar “Zemrën n’dorë”.
Besa pastaj zbuloi se kënga e saj do të ndryshohej dhe titulli tashmë është “Titan” dhe sot u publikua zyrtarisht në gjuhën angleze.