BERZH-i, BE-ja dhe Japonia përforcojnë investimet banesore për kursim të energjisë në Kosovë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po e shton mbështetjen e saj për financim të gjelbër me fonde të reja për Banka për Biznes në Kosovë.
Huaja e BERZH-it deri në 4 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Financim të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) do të nxisë investimet për efiçiencë të energjisë nga pronarët e banesave dhe shtëpive, kolektivat e banesave, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve.
Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Japonia.
Kjo hua, e para për Banka për Biznes në kuadër të GEFF-it, do të mbështesë teknologji të gjelbra, materiale dhe zgjidhje me performancë të lartë për banesat dhe ndërtesat rezidenciale në pronësi private.
Investimet në pajisje që kursejnë energji, siç janë izolimi, dritaret, pompat termike dhe panelet solare, do të ulin emetimet e gazrave serrë, do të ulin kostot e energjisë, si dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës.
Përveç kredive, pronarët e banesave dhe shtëpive pagesa do të përfitojnë pagesa stimuluese deri në 20 për qind të vlerës së kredisë pas instalimit të suksesshëm.
Banka për Biznes do të përfitojë asistencë teknike për ta ndihmuar në krijimin e një modeli të ri financimi të përshtatur për kreditimin e gjelbër në sektorin e ndërtesave të banimit. Kjo mbështete do t’u ofrohet edhe palëve më të gjera të interesit, siç janë kompanitë e ndërtimtarisë, shitësit dhe prodhuesit e teknologjive të gjelbra, në mënyrë që të avancohet tranzicioni i gjelbër në sektorin e banimit në tërësi.
Huaja lehtëson qasjen e Bankës për Tranzicionin e Ekonomisë së Gjelbër dhe do të mbështetet nga Fondi i Bashkëpunimit Japoni-BERZH dhe BE-ja nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).