Berisha: Një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama

Berisha: Një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama

Duke folur në tubimin qytetar, ish kryeminsitri, Sali Berisha akuzoi gjyqtaren si produkt i reformës së Xhorxh Sorosit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se gjyqtarja mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë, më të pakufishme ndaj jush që mblidheni çdo natë në betejën pa kthim.

Mblidheni çdo natë në betejën për lirinë e shqiptarëve, në betejën për dinjitetin e shqiptarëve, në betejën kundër diktaturës, në betejën për interesin e çdo shqiptari, interesin e kombit dhe vendit.

Një mirënjohje të pakufishme oratorëve, që me fjalën e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në një periudhë ndër më të vështirat në historinë e këtij vendi.

Në një periudhë në të cilën mafia shqiptare, e mbështetur nga mafia ndërkombëtare, nga kartelet e drogës nga Meksika në Dubai dhe zona të tjera, nga krimi i organizuar, nga mafia e Xhorxh Sorosit, ka instaluar në Shqipëri një diktaturë shkatërrimtare për kombin shqiptar, një diktaturë që merr përmasa shfarosëse po të kemi parasysh largimin masiv për shkak të kushteve të krijuar nga regjimi i shqiptarëve nga Shqipëria.

Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.

Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë.

Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju.