Berisha kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

Berisha kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, lidhur me masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Berisha ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” e cila e ka izoluar në shtëpi prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, raporton euronews.al.

Përmes avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit”, në “arrest shtëpie”, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së.

Rekursi është regjistruar tre ditë më parë, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.