Berisha drejt arrestimit/ Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK-ut
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ndërsa në pikë të parë të rendit të ditës është dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vetë Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit.
Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.
Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, Berisha ka edhe deputetin Gazment Bardhi, i cili në një prononcim të mëhershëm theksoi se “detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës”.
Seanca plenare këtë të enjte nis me shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, këshill i cili i dha dritën jeshile autorizimit të kërkuar nga SPAK, për arrestin me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha.