Berisha ankohet për vendimin e SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në seancë plenare

Berisha ankohet për vendimin e SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në seancë plenare

SPAK refuzoi lejen që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të marre pjesë në seancat e Kuvendit, avokatët e tij u ankuan për vendimin në Gjykatën e Posaçme.

Prokuroria e posaçme refuzoi kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha duke mos e lejuar që të marrë pjesë në seancat parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

Sipas prokurorisë Berisha aktualisht po mbahet në arrest shtëpie dhe duhet të zbatohen të njëjtat rregulla si masa e arrestit në burg.

“Kodi i procedurës penale parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi”.

Duket se përmes kësaj lëvizje avokatët duan të shpëtojnë mandatin e deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare. Precedenti më i fundit është ndërprerje para kohe e mandatit për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur tashmë në kërkim.