Beqiri, Kallaba dhe Ismajli gjykojnë sfidën Maltë-Finlandë
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, vazhdon t’i besojë arbitrave kosovare për të ndarë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare.
UEFA ka deleguar gjyqtarët e futsallit për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Malta – Finlanda, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Besar Beqiri, Florentina Kallaba dhe Besart Ismajli do të gjykojnë këtë ndeshje, e cila zhvillohet sot, e martë, me fillim nga ora 19:00, në Gzira.