Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Çeki – Belgjikë

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Çeki – Belgjikë

Federata e Hendbollit e Kosovës u prezantua me zyrtarë të ndeshjeve edhe në xhiron e fundit të kualifikimeve për Euro 2026.

Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen Çeki – Belgjikë.

Fitore me rezultat 25:22 shënoi Çekia, që u kualifikua në Evropian.

Prezenca e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në gara kontinentale për klube e kombëtare tashmë është e rregullt.