Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Reali

Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Reali

Largimi i Karim Benzemas nga Real Madridi befasoi shumë njerëz.

Francezi u largua nga klubi, duke nënshkruar me Al Ittihad në një transferim të lirë në qershor 2023, duke e lënë skuadrën spanjolle pa numrin e tyre 9.

Në një intervistë të fundit me Marcan, Karim tha se nuk pendohet për vendimin e tij.

“Njerëzit vijnë dhe shkojnë. Kështu është dhe do të ndodhë gjithmonë, kështu që për mua, ishte koha e duhur për t’u larguar. Unë shikoj prapa (në kohën time në klub) dhe ndihem i lumtur”, ka thënë francezi.

Karim ia kushtoi Madridit katërmbëdhjetë vjet të karrierës së tij. Ai dha gjithçka, duke fituar çdo trofe të madh që mundi me klubin, kështu që ishte me të vërtetë koha e përsosur për të që të kërkonte sfida të reja.

Ndërkohë Los Blancos sollën në huazim Joselun për të zëvendësuar Benzeman dhe duket se ka funksionuar në mënyrë perfekte. Në fund, ishte një fitore për të dyja palët.