Belgin Jashari po e realizon ëndrrën e tij – niset për të parë “finalen” e Napolit

Belgin Jashari po e realizon ëndrrën e tij – niset për të parë “finalen” e Napolit

Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, po e realizon ëndrrën e tij.

Jashari është nisur drejt stadiumit “Diego Armando Maradona”, për ta parë klubin e tij të zemrës, Napolin, në ndeshjen ‘finale’ kundër Cagliarit.

Ky rrugëtim i Jasharit ishte një dhuratë nga platforma më e madhe shqiptare, Artmotion, si shenjë përkrahjeje për të, pas sulmit që iu bë.

Kujtojmë se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani me shokë është afër Scudettos së dytë me Napolin.

Napoli është 1 pikë para Interit, dhe kampioni italian do të përcaktohet pikërisht në xhiron e fundit.